Google ADS

Ronaldo në bankinë te Portugalia në ndeshjen kundër Andorras

20:27 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është lënë në bankinë për ndeshjen e skuadrës së tij kombëtare në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror kundër Andorras.

Ronaldo është një karton i verdhë larg suspendimit dhe rrezikon të mos jetë pjesë e ndeshjes së fundit në kuadër të Grupit B kundër liderit – Zvicrës, transmeton portali arbresh.info.

Në mungesë të Ronaldos, i cili ka shënuar 14 gola në kuadër të kualifikimeve, sulmuesi i Milanit, Andre Silva, do të jetë lojtari kryesor kërcënues në front për Portugalinë.

Bernardo Silva i Manchester Cityt dhe Ricardo Quaresma do të jenë furnizues të tij gjatë këtij takimi./arbresh.info/

https://twitter.com/selecaoportugal/status/916720882839621632

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme