Cristiano Ronaldo është njëri nga pesë lojtarët kryesor të Real Madridit që pushojnë në Kupë të Mbretit kundër Numancias, ndërkohë që Karim Benzema qëndron jashtë linjave për shkak të lëndimit.
Ronaldo, Toni Kroos, Luka Modric, Marcelo dhe Sergio Ramos nuk janë përfshirë në skuadrën për ndeshjen në kuadër të xhiros së 1/8-së në Nuevo Estado të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Benzema, i cili ka pasur probleme të shumta këtë sezon, u lëndua në kofshë të këmbës në disfatën 3 me 0 të El Clasicos në shtëpi ndaj Barcelonës gjatë muajit nëntor.
Gareth Bale është rikthyer, ndërkohë që reprezentuesi uellsian kërkon të rikthehet plotësisht pas luftës për rikuperim nga lëndimi në pulpë të këmbës që e pengoi në pjesën e parë të sezonit 2017/18.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të lojtarëve të Real Madridit të ftuar për përballjen ndaj Numancias./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/948846130657480704
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...