Ikona e Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo Nazario, ka emëruar Lionel Messin në mesin e katër futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave sipas tij.
Edhe Ronaldo padyshim është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, pasi fillimisht e nisi te Barcelona për të kaluar më pas në Itali tek Interi.
Ishte pikërisht aventura në Itali atje ku braziliani pësoi dy lëndime të rënda në gju, të cilat praktikisht i dhanë fund karrierës së tij. Me mbi 400 gola të shënuar në karrierë për klub dhe kombëtare, ai është njëri nga sulmuesit më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.
Në një event të organizuar nga Santander Bank, Ronaldo kishe deklaruar katër zgjedhjet e tij sa i përket lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.
“Për mua, në debatin e më të mirit në histori, katër emrat do të ishin Pele, Maradona, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë top katërshja në histori të futbollit”, ka thënë Ronaldo.
Ani pse Ronaldo e la veten jashtë kësaj liste, ai ishte emëruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga disa prej kolegëve të tij.
Njëri ndër ta është Zlatan Ibrahimovic, i cili kishte thënë se të gjithë njerëzit kur e kanë parë Ronaldon duke luajtur futboll, kanë dashur që të luajnë si ai dhe të bëhen si ai./Telegrafi/
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta
U nënshkrua Deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë n...