Google ADS

“Ronaldo mund të triumfoj edhe në Juventus”

21:33 | 8 Korrik 2018
Arbresh Info

Reprezentuesi i Portugalisë, Bruno Alves beson se Cristiano Ronaldo do të “triumfoj edhe në Juventus” pas largimit nga Real Madridi.

Raporte të shumta pretendojnë se lojtari do të largohet për 100 milionë euro nga ‘Los Blancos’ ndërsa pjesa prej 20-25 milionë euro do të shkoj te agjenti i tij, Jorge Mendes, pasi lojtari të pranoj kontratën që i siguron atij 30 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.

“Cristiano Ronaldo do të triumfoj edhe në Juventus”, ka thënë mbrojtësi i Glasgow Rangers, Bruno Alves, për gazetën portugeze ‘O Jogo’.

“Nuk ka ndonjë ligë ku ai nuk mund të jetë i suksesshëm. Ai tashmë e ka vërtetuar atë se mund të fitoj në çdo vend dhe Italia nuk është ndryshe”

“Unë jam duke e brohoritur atë sepse Ronaldo është një dëshmi për Portugalinë në botë. Unë isha në anën e tij gjatë shumë betejave për 12 vite dhe e di se sa shumë ai mund të motivojë vetën. Kjo është e rëndësishme kur pranoni një sfidë të re”

/arbresh.info/

Të ngjashme