Dëshmitari dhe eksperti i Thesarit konfirmoi të enjten e kaluar përpara prokurores Monica Gomez Ferrer, në lidhje me akuzën kundër yllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ndaj të cilit Agjencia e Taksave ka ngritur pretendimin për 14.8 milionë euro evazion fiskal.
Referuar gazetës së madhe spanjolle “AS”, Eva GM është inspektorja që mori disa minuta kohë nga Jose Mourinho dhe Angel Di Maria, respektivisht ish-trajnerit dhe ish-lojtarit të Real Madrid, që gjithashtu raportoi në zyrën e prokurorit.
Ky ekspert do të dëshmojë si dëshmitar në çështjen “Cristiano Ronaldo” më datë 22 dhejtor.
Zyra e Prokurorit Publik mban ankesën dhe parashikohet se vlera që do të duhet të paguhet nga Cristiano Ronaldo, në rast se do të dëshmohet se pretendimet e Shtetit qëndrojnë dhe gjykohen të sakta, nuk do të zbresi poshtë 30 milionë euro, mes shumës së evazionit plus gjobës dhe interesave të përllogaritur, përcjellë Telesport.
Avokati i CR7, José Antonio Choclán, deklaroi se futbollisti i Real Madrid ka bërë gjithçka shumë mirë dhe në konformitet me ligjet, dhe se do të fitojë çështjen.
Një prej armëve më të forta në favor, do të jetë deklarata në datë 22 dhjetor, në sallën numër 1 të gjykatës, e Pozuelo de Alarcón, teknikut të firmës së avokatisë “Garrigues”, që bëri edhe akuzat e mashtrimit.
Si rezultat i këtyre akuzave, Agjencia e Taksave hartoi një ankesë kundër Cristiano Ronaldo për katër krime që pretendohet të jenë bërë për të çuar mashtrimin në shumën totale prej 14 768 897 euro. Të hënën, më 22 dhjetor, një tjetër avokat i CR7, Osorio de Castro do të dëshmojë gjithashtu. /Telesport/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë