Ronaldo mund të dënohet keq për këtë gjest anti-sportiv, shikoni se çka bëri (VIDEO)

08:08 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Superylli portugez e riktheu epërsinë e Los Blancos me një gol të bukur, pasi paraprakisht Lionel Messi e kishte barazuar rezultatin nga penaltia.

Mirëpo, në festën e golit, ai e hoqi fanellën për çka u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërkaq, në një aksion drejt golit, CR7 u rrëzua në zonë dhe arbitri e ndëshkoi me një tjetër karton të verdhë për simulim.

Në këtë mënyrë, ai u përjashtua nga loja dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen kthyese në Camp Nou.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili iu afrua nga prapa gjyqtarit dhe e shtiu.

https://www.youtube.com/watch?v=ZkHe8Vx3eEA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme