Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se i mungon loja në fushë me sulmuesin Lionel Messi.
Në një intervistë të dhënë gjatë prezantimit të UEFA Lojtari i Vitit, transmeton portali arbresh.info, Ronaldo ka thënë:
“Messi? Isha kureshtar sepse ne ndamë këtë fazë për 15 vite. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë, nuk është lehtë dhe siç e dini ne kemi pasur një raport të të mirë, nuk kemi dalë asnjëherë për darkë së bashku por shpresojmë në të ardhmen”
“Më mungojnë ndeshjet në Spanjë kundër tij dhe betejat në 15 vitet e fundit. Ishte mirë të jesh pjesë e historisë së futbollit, jam përmirësuar falë tij dhe ai më falënderon mua”
“Mendoj se jam mirë për moshën që kam, nuk jam një djalosh keq i vjetër. Shpresoj të jem këtu edhe pas dy, tri dhe katër vitesh”
“Njerëzit që nuk më duan, do të më shohin sërish mua këtu”, përfundoi CR7./arbresh.info/
Haradinaj në Viti: Plani ynë aksional për anëtarësimin direk...
Të shtënat tragjike i marrin jetën një 3-vjeçari në Greqi
“Do ta zëvendësojë këdo që e bën këtë”, ‘kërcënimi’ i Flicku...
ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët
Konjufca priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Enrico ...
Kurti takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, ...