Ronaldo me mesazh për Mbappen pas transferimit të tij tek Reali

10:14 | 4 Qershor 2024
D.H

Mbappe u transferua tek Real Madridi gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht.

Nuk vonoi një postim i tij në rrjetin social instagram ku ndezi mijëra tifozë, lojtarë e mbarë opinion sportiv shkruan Arbresh.info.

Ëndrra e kahmotshme e djaloshit nga Franca, u plotësua ai tashmë do të vesh fanellën e Real Madridit, sikurse në fëmijëri.

Menjëherë pas postimit të tij në “Instagram”, nuk mungoi një koment i idolit të tij, Cristiano Ronaldo.

“Jam i emocionuar të iu shoh duke e ndezur Bernabeun”, ishte komenti i Ronaldos në postimin e Mbappes në rrjetin social Instagram.

Ronaldo ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2009 deri në 2018 ku la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit mbretëror duke fituar gjithçka.

Kurse tani Mbappe ka vetëm një qëllim të ndjek hapat e idolit të tij dhe të arrij sukseset e tij.

Debutimi i tij në Madrid varet gjithçka nga rezultatet e Francës në Evropian, por një gjë është e sigurt francezi ndeshjen e parë zyrtare do të luaj ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës me 14 gusht, ku mund të fitoj trofeun e tij të parë me madrilenët në ndeshjen e parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme