Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo mendon se mund të luajë edhe pesë vite të tjera.
37-vjeçari thotë se po kërkon të “fitojë më shumë tituj” përpara se përfundimisht t’i varë këpucët e tij pas “katër deri në pesë vjet”.
Në një intervistë për DAZN, Ronaldo tha: “Është e vështirë të thuash se nuk dua më shumë, sepse nëse jam në një klub që më jep mundësinë të fitojë më shumë tituj, pse jo”.
“Edhe në ekipin kombëtar. E di që nuk më kanë mbetur shumë vite të luaj, katër apo pesë të tjera, do të shohim dhe dua të fitoj më shumë gjëra”.
“Duhet të jesh intelegjent dhe të dish që në moshën 18, 20 apo 25 vjeç nuk je njësoj sin ë 35. Dhe kjo është pjekuria, përvoja, intelegjenca për të kuptuar se ndoshta humb disa gjëra për të fituar të tjera dhe për të pasur të drejtën, ekuilibrin për të vazhduar garën dhe për të qenë në nivelin më të lartë”.
Ronaldo – i cili shënoi 15 gola në 29 ndeshje për United në të gjitha garat – ka refuzuar të pranojë se ka kaluar më të mirën e tij.
I pyetur për kritikat që ka marrë, Ronaldo tha: “Unë tregoj vit pas viti që shifrat flasin vetë. Nuk duhet t’ju them se jam shumë imrë, sepse shifrat janë aty”.
“Faktet janë fakte, për të tjera nuk ka fare rëndësi. Prandaj jam shumë i kënaqur me formën time, jam edne duke shënuar gola, duke ndihmuar njerëzit, ekipet, si në kombëtare ashtu edhe në Manchester United, dhe kjo është arsyeja pse dua të vazhdoj kështu”./Arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...