Joshua Kimmich është i përgatitur për të luajtur kundër lojtarit më të “kompletuar” në botë – Cristiano Ronaldos kur Bayern Munichu dhe Real Madridi të përballen.
Bayern Munichu do të pres në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve kampionin në fuqi të Evropës dhe është në kërkim të hakmarrjes nga eliminimi që ia shkaktuan sezonin e kaluar në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
Talenti i ri i Bayern Munichut, Kimmich beson që numri i madh i golave që ka shënuar Ronaldo e bëjnë atë më të “kompletuar” sesa rivalin e tij në Barcelonë – Lionel Messin.
“Ku bëhet fjalë për kuotën e golave, Ronaldo udhëheq”, ka thënë Kimmich për ‘Bild‘. “Veçanërisht me golat në Ligë të Kampionëve”
“Messi është plotësisht një lojtar ndryshe. Ronaldo ndoshta më i kompletuar në aspektin e aftësive të tyre. Messi është më shumë driblues, Ronaldo një lojtar finalizues. Nuk mund të zgjedh atë apo këtë”
“Një lojtar si Ronaldo, mund t’a bllokoni vetëm me të gjithë skuadrën. Ai është një makineri golash, që ka një kuotë të çmendur golash. Ne duhet të sigurohemi që ai të mos vazhdoj kështu”
Cristiano Ronaldo ka realizuar 15 gola brenda 10 ndeshjeve në Ligë të Kampionëve këtë sezon./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...