Cristiano Ronaldo raportohet se është më afër rikthimit te Manchester United sesa qëndrimit në Real Madrid.
Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi për kalim te Manchester United këtë verë pasi 33 vjeçari duket i vendosur për rikthim në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se Ronaldo është më afër ribashkimit të United sesa qëndrimit në Real Madrid.
Ata raportojnë se e ardhmja e Ronaldos ishte diskutuar nga dyshja kroate, Luka Modric dhe Ivan Rakitic, pas fitores së tyre 3 me 0 kundër Argjentinës mbrëmjen e kaluar.
Modric raportohet t’i ketë thënë yllit të Barcelonës se Ronaldo është i vendosur për largim dhe se United mësohet të jetë destinacioni i tij i preferuar.
Paris Saint Geramin është përmendur gjithashtu si një garues për nënshkrimin e tij./arbresh.info/
Lille i Edon Zhegrovës është nikoqir i Real Madridit në Cham...
Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor
Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zj...
Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës drejt finalizimit
Danimarkë, raportohet për dy shpërthime pranë ambasadës izra...
Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraeli...