Ronaldo mbetet te Juventusi deri në vitin 2023

13:44 | 11 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ylli portugez Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2023.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se portugezi është pajtuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022 edhe për një vit tjetër. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Detajet e marrëveshjes së re të Ronaldos nuk janë zbuluar, por portugezi aktualisht te Juventusi ka një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Sulmuesi 36-vjeçar këtë sezon ka shënuar 23 gola në 25 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kur u transferua nga skuadra e Real Madridit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme