Cristiano Ronaldo ka marrë vendim të pakthyeshëm për t’u larguar nga Real Madridi, kjo për shkak të trajtimit nga autoritetet spanjolle në akuzat e evazionit fiskal, raportojnë mediat portugeze.
Portugezja A Bola ka raportuar që fituesi i katërfishtë i Topit të Artë “nuk dëshiron të vazhdojë në Spanjë dhe prandaj do të shikojë të largohet muajin e ardhshëm nga kampionati spanjoll.
“Vendimi i Ronaldos është marrë dhe lojtari dëshiron të largohet nga Spanja menjëherë pas pushimit të shkurtër pas Kupës së Konfederatave”, thuhet më tej në raport, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është për shkak se [Ronaldo] është thellësisht i zhgënjyer me të gjithë situatën e ngritur në vend nga autoritetet tatimore dhe konsiderohet, sipas të njëjtave burime, një “viktimë e persekutimit”.
Kapiteni i Portugalisë, rekordmen i paraqitjeve dhe golashënuesi më i mirë, po përballet me akuzat për evazion fiskal, ku prokurorët spanjollë kanë akuzuar ikonën e futbollit për mashtrim të shtetit prej 15 milionë eurosh midis viteve 2011 dhe 2014./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?