Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e organizoi një festë në shtëpinë e tij për mbesën e tij, përderisa po vazhdon të jetë i vetizoluar në Madeira. Por, numri i madh i mysafirëve ka bërë që portugezi të kritikohet, veçanërisht nga italianët.
Një video e publikuar në rrjete sociale, ku Cristiano Ronaldo shihet duke e festuar ditëlindjen e mbesës së tij Alicia, bashkë me disa familjarë të tjerë, ka ngjallur kritika të shumta drejt portugezit, shkaku i udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi i Juventusit është për momentin në Portugali, ku shteti ka shpallur gjendjen emergjente dhe ku qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë distancën sociale.
Megjithatë, në klip shfaqen të paktën 18 njerëz – përfshirë këtu nënën e Ronaldos, Dolores Aveiro, e cila pësoi goditje në tru më 3 mars – të grumbulluar në një shtëpi.
Videoja u shpërnda në rrjete sociale dhe mori kritika të shumta, përderisa mbesa e Ronaldos reagoi më vonë në tentim për t’u sqaruar.
“Kur e gjithë familja është e vendosur në karantinë, ti e feston ditëlindjen tënde mirë”, shkroi mbesa e Ronaldos.
Ronaldo udhëtoi drejt Portugalisë, bashkë me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij, më 9 mars, pasi Serie A u suspendua.
Ende mbetet e paqartë se kur do të kthehet ai në Portugali.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...