Cristiano Ronaldo në një intervistë për France Football ka thënë se ai është duke punuar shumë që të qëndrojë në formë në moshën 34-vjeçare.
Ylli portugez ka deklaruar se nëse në futboll nuk punoni, atëherë talenti është i kotë, derisa ka bërë të ditur se për të nuk ka pushim asnjëherë.
“Qëllimi është që të qëndrojë i ri në kohën kur po plakem në mënyrë që të qëndroj në garë”, ka thënë Ronaldo.
“Sa lojtarë e gjejnë vetën ku jam unë sot, në një skuadër si Juventusi? Në moshën 19-20 vjeçare ka kuptuar se futbolli ka të bëjë me numrat, trofetë, rekordet dhe golat”.
“Talenti është mbi të gjitha në futboll, por nëse ju nuk punoni, atëherë talenti është i kotë. Asgjë nuk vjen nga qielli, Asnjëherë nuk do të arrija këtu nëse nuk do të punoja shumë”, ka shtuar më tej ylli i Juventusit.
Portugezi ka bërë të ditur në shumë intervista se rivaliteti me Lionel Messin e ka përmirësuar atë dukshëm, por edhe që është një konkurrencë e mirë për të dy. /Telegrafi/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...