Cristiano Ronaldo thuhet se ka kërkuar nga Real Madridi të mos nënshkruaj me Kylian Mbappen këtë verë.
Gjiganti në La Liga është përfolur shumë se dëshiron të transferoj sensacionin më të ri në botën e futbollit gjatë merkatos verore, transmeton portali arbresh.info. Kylian Mbappe, i cili është duke u kërkuar gjithashtu nga Manchester United dhe Chelsea, së bashku me Antoine Girezmannin janë shënjestër e trajnerit Zinedine Zidane.
Raporte të ndryshme sot (e premte) pretenduan se sensacioni i Monacos ka zgjedhur Real Madridin për transferim duke refuzuar gjigantët në Premierë Ligë.
Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton se superylli i Real Madridi ka ideja të tjera. Ata thonë se reprezentuesi portugez i ka thënë presidentit Florentino Perez të mos nënshkruaj me ndonjë sulmues këtë verë.
Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Real Madrid, dëshiron të vazhdoj për të thyer rekorde në ‘Bernabeu’.
Ronaldo shënoi dy hat-trick radhazi për ‘Los Blancos’ në dy ndeshjet e tyre të fundit në Ligë të Kampionëve, kundër Bayern Munichut dhe Atletico Madridit. Sulmuesi ka shënuar 39 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon nën udhëheqjen e Zidanes./arbresh.info
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botër...
Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnë përdorimin e raketa...
Osmani ndan tjera fotografi nga pritja në West Point: Falemi...
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet nga kompania e njoh...
Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit