Shpeshherë është dëshmuar se sa me fat jemi që shijojmë të njëjtën epokën me Messin dhe Ronaldon.
Të dy lojtarët kanë shtyrë njërin-tjetrin në nivele të larta dhe kanë prodhuar spektakël për vite të tëra. Të dy kanë nga pesë topa të artë dhe përvec statistikave dhe trofeve të shumtë, rivaliteti gjithashtu sjell disa histori të mrekullueshme, dhe kjo është një nga rastet sot në shtypin katalanas.
‘Mund Deportivo’ raporton këtë të premte, se pas formës së fundit të Ronaldos i cili iu është kthyer golave, ai po negocion edhe një herë për një kontratë të re me Real Madridin, përcjell IndeksOnline.
Real Madridi i ka ofruar Ronaldos 30 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën e tij në Bernabeu.
Një shumë mjaft e madhe kjo, po sërish më e vogel se kontrata e Neymar dhe Messit. Braziliani përfiton 36,4 milionë euro në PSG, ndërkohë Messi përfiton 40 milionë euro në sezon nga Barcelona.
Kontrata e Ronaldos skadon në vitin 2022. Besohet se negociatat aktuale do të përmirësojnë kushtet e marrëveshjes, pa zgjaten e kontratës.
Por, sipas shtypit katalanas, Ronaldo ka kërkuar që të paguhet aq sa Messi fiton në ‘Camp Nou’ + 1 euro.
Sulmuesi i Real Madridit beson se ai është sulmuesi më i mirë në futbollin botëror, siç tregohet duke fituar çmimin më të mirë të FIFA-s dhe dëshiron të paguhet në përputhje me rrethanat.
Përveç kësaj, Ronaldo dëshiron të shpërblehet për tituj individualë, gola, rekorde dhe kur fiton Pichichin në La Liga.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...