Ronaldo kërkon nga James të vazhdoj qëndrimin në Real Madrid

16:25 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga James Rodriguez të vazhdoj qëndrimin në Real Madrid, por e kupton dëshirën e mesfushorit për tu larguar në mënyrë që të fitoj më shumë kohë në fushë.

Reprezentuesi kolumbian pritet të largohet nga Madridi këtë verë pas vetëm 13 ndeshjeve në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbresh.info. Rodriguez ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim në Manchester United, madje thuhet se sulmuesi ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Jose Mourinhos.

Por, Ronaldo beson se 25-vjeçari, i cili iu bashkua Real Madridit për 63 milionë funta tri vite më parë, ka ende një vend nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes.

“Ato janë situata shumë personale, ai është një top lojtarë dhe duhet të qëndroj sepse ka ende shumë për të dhënë për këtë fanellë, ai është ende shumë i fortë”, tha Ronaldo.

“Por, ai ka arsyet e tij dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Ai dëshiron të luaj më shumë, James personalisht ka mundësi për të luajtur për Real Madridin”

“Unë i kam thënë atij për të qëndruar, por sigurisht ai ka ankesat e tij dhe ndoshta dëshiron të luaj më shumë, por këto janë gjëra shumë personale”, përfundoi Ronaldo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme