Google ADS

Ronaldo kalon edhe legjendën e Real Madridit

21:55 | 17 Tetor 2017
Arbresh Info

Superylli portugez është emëruar në 11-shen startuese të skuadrës së Zinedine Zidanes për ndeshjen kundër Tottenhamit duke siguruar paraqitjen e 143-të në këtë kompeticion.

Paraqitja e 143-të e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve i ka mundësuar superyllit të kaloj legjendën e Real Madridin në tabelën për numrin e paraqitjeve të të gjitha kohërave, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi portugez është emëruar të 11-shen startuese të Zinedine Zidanes për ndeshjen ndaj Tottenhamit duke i siguruar tij afërsinë te një rekord tjetër madhështor.

Ronaldo qëndron me 23 paraqitje larg nga ikona tjetër e Madridit, Iker Casillas, por ka ende kohë për të arritur këtë.

Ronaldo debutoi në Ligë të Kampionëve për Manchester United kundër Stuttgartit në tetor të vitit 2013./arbresh.info/

https://twitter.com/OptaJose/status/920356842315894785

Të ngjashme