Ish ylli i Romas, Zdenek Zeman ka folur së fundmi në përgjithësi për sezonin 2018/19 në Serie A.
Në një intervistë për gazetën Il Corriere dello Sport, Zeman ka thënë:
“Nuk ishte një vit i mrekullueshëm për futbollin në Itali. Lufta për titull në Serie A përfundoi para se të fillonte dhe kështu ka ndodhur në tetë vitet e fundit”
“Ronaldo? Ai ka pasur një sezon më të keq se Quagliarella. Ai është një kampion i madh, por Juve nuk bëri ndonjë hap përpara”, shton tutje Zeman, transmeton portali arbresh.info.
“Juve arriti në dy finale të Ligës së Kampionëve pa të”
“Kam pritur më shumë nga Napoli, por nuk është lehtë për të hapur një cikël fitues. Atalanta ka më së shumti stil evropian mbi të gjitha skuadrat në Serie A”, përfundon Zdenek Zeman./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë