Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo sot (e marte) i është bashkuar skuadrës në stërvitje.
Gjatë dy muajve, portugezi ishte në Portugali në izolim shkaku i pandemisë së koronavirusit, mirëpo me lejen e rikthimit në stërvitje, Ronaldo u rikthye në Torino, transmeton portali arbresh.info.
35-vjeçari qëndroi 14 ditë në karantinë, ndërsa sot (e martë) iu bashkua skuadrës në stërvitje.
Portugezi ndihet i lumtur me rikthimin në stërvitje dhe këtë e ka shprehur përmes një postimi me një mesazh të veçantë.
https://twitter.com/Cristiano/status/1262800244305268736
“Kur bëhemi të durueshëm dhe konsistent, ne gjejmë rrugën për të kaluar vështirësitë” ka shënuar Ronaldo në Twitter.
Kujtojmë se me 28 maj do kuptohet data se kur do të rifillojë Seria A./arbresh.info.
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...