Google ADS

Ronaldo ka arritur të shënojë më shumë gola në fazën e eliminimit direkt se sa në atë të grupeve të Ligës së Kampionëve

09:16 | 27 Shkurt 2020
A. B.

Cristiano Ronaldo po vazhdon të tregojë formë të lartë te Juventusi jo vetëm në Serie A, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Tashmë është e ditur se ylli portugez mbanë primatin e golashënuesit më të mirë në histori të garës më të madhe për klube në Evropë me gjithsej 128.

35-vjeçari ndër vite ka treguar se shkëlqimin më të madh në këtë garë e janë në fazën e eliminimit direkt se sa në fazën e grupeve.

Nga shtatë lojtarët që kanë shënuar mbi 50 gola në histori të Ligës së Kampionëve, ish-anëtari i Real Madridit ka më së shumti.

Ronaldo ka shënuar 65 gola në fazën e eliminimit direkt, ndërsa ka arritur të shënoj dy më pak në fazën e grupeve.

Kjo statistikë e publikuar nga OptaPaolo tregon se Zonja e Vjetër ka shpresa të mëdha në CR7, e që prioritet i tyre mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve që disa sezone. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme