Ronaldo i zhgënjyer, në fund të sezonit planifikon largimin

20:59 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Për gjendjes së rënduar në klub, nga Real Madrid pritet të largohet asi i skuadrës, Real Madrid.

Lajmin e ka bërë publik prestigjiozja spanjolle “As”, sipas të cilës, portugezi ndihet i zhgënjyer nga premtimet e vazhdueshme, por jo konkrete të Florentino Perez për rinovimin e kontratës.

Po sipas artikullit të As, pas triumfit në Champions League ndaj Juventusit, CR7 kishte marrë premtimin për zgjatjen e kontratës aktuale, e cila parashikon qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2021.

Marrëveshja aktuale e nënshkruar mes palëve në vitin 2016 parashikon një pagë prej 21 milionë eurosh në sezon për pesë herë fituesin e Topit të Artë, një shifër e konsiderueshme, por që në krahasim me atë të Messit prej 50 milionë eurosh dhe brazilianit Neymar me 36 milionë euro qëndron në nivele më të ulëta.

Në këtë këndvështrim, rishikimi i kontratës, i premtuar nga presidenti Perez, nuk është konkretizuar dhe diçka e tillë e bën Ronaldon të ndihet i zhgënjyer dhe i ofenduar.

Për rrjedhojë ky i fundit ka vendosur të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni.

Prej disa ditësh tashmë në Spanjë përflitet një transferim i mundshëm i 32 vjeçarit tek PSG.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme