Google ADS

Ronaldo i shënon me kokë Rusisë (VIDEO)

17:20 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Portugalia ka kaluar në epërsi kundër Rusisë në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Kupës së Konfederatave.

Futbollisti më i mirë i kësaj përfaqësueses, Cristiano Ronaldo realizoi me kokë pas harkimit nga Raphael Guerreiro (8’).

Kampioni i Evropës është në kërkim të fitores së parë në këtë turne, ndërsa ka përballë nikoqirin.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Grupin A, Portugalia luajti baras (2-2) kundër Meksikës.

Nga ana tjetër, Rusia fitoi me rezultat 2-0 kundër Zelandës së Re. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RE7hokrn98w

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme