Cristiano Ronaldo është mërzitur nga fakti që secilin vit duhet të dëshmojë se është lojtar i mirë dhe dëshiron që kritikët ta lënë të qetë.
Superylli i Juventusit qe një kohë të gjatë konsiderohet si një nga më të mirët në histori të futbollit, teksa ka fituar pesë Topa të Artë dhe po aq herë e ka fituar Ligën e Kampionëve.
Ai e fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë, ndërsa këtë sezon e fitoi edhe kampionatin italian, duke ia bashkuar kështu triumfeve në La Liga dhe Ligën Premier. Për më shumë, ai është në garë për golashënuesin më të mirë në Serie A (21 gola, dy më pak se Fabio Quagliarella).
Megjithatë, ai vazhdon të kritikohet për shkak të rivalitetit dhe krahasimit të përhershëm me Lionel Messi.
“Nuk do ta them se nganjëherë më pengon dhe më lodh, sepse duket se secilin vit duhet ta dëshmoj se jam i mirë. Është vështirë. Gjithmonë është ai presioni shtesë për t’u dëshmuar diçka njerëzve, jo vetëm për veten, por edhe për njerëzit rreth teje. Familja, nëna, djali: ‘Cris, duhet të fitosh nesër’”.
“Kjo të bën më aktiv. Duhet të stërvitesh gjithmonë, por vjen një çast kur thua: ‘Më lini të qetë’. Nuk besoj se mendojnë që jam robot, por më shohin si një njeri që kurrë nuk e ka problem, nuk bën të pikëllohet, nuk bën të shqetësohet”.
“E kuptoj. E di që njerëzit presin me armë në dorë që Cristiano ta humbë një penallti ose të dështojë në një ndeshje vendimtare. Por, është pjesë e jetës dhe duhet të jem i përgatitur. Jam i përgatitur për këtë qe shumë vite”, ka deklaruar Ronaldo për El Pais.
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...