Ronaldo: I fokusuar në rikuperimin dhe rikthimin tim

22:52 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo është i përqendruar në rikuperimin e tij dhe planifikon të kthehet te skuadra e Juventusit sa më shpejtë që është e mundur.

Superylli portugez nuk u përfshi në ekipin e Maurizio Sarrit në ndeshjen ndaj Atalantas, të cilën Bianconerët e fituan me rezultat 3-1.

Pas situatës së krijuar me pakënaqësinë e tij gjatë zëvendësimeve, 34-vjeçari ka pranuar se në javët e fundit ka luajtur i lënduar. Dhe derisa mediat vazhdojnë të spekulojnë për prishje të raporteve ndërmjet CR7 dhe trajnerit të Juves, edhe lojtari edhe Sarri thonë ndryshe.

Strategu italian në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Atalantas kishte deklaruar se Ronaldo ka nevojë për pushim, në mënyrë që të ishte i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Vet 34-vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i njoftuar tifozët se është i përqendruar në shërimin e tij dhe kthimin në fushë.

“I fokusuar në rikuperimin e tim, në mënyrë që të kthehem sa më shpejt”, ka shkruar Ronaldo në përshkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B5LLSXVAYu0/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme