Ronaldo i dëshiron edhe tre “Topa të Artë”

21:05 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Superylli i Real Madridit, Cristinao Ronaldo, dëshiron më shumë çmime individuale, por edhe ekipore.

Ai në një intervistë për kanalin “Fred +10” në Youtube, portugezi tha se i ka realizuar gjitha ëndrrat që ka pasur, por do t’i mirëpriste edhe tre “Topa të Artë”, dëshirë kjo vështirë e realizueshme, duke parë se sapo ka mbushur 33 vjeç dhe tashmë ka hyrë nëpër 34.

Ai së bashku me Lionel Messin, e kanë fituar nga pesë herë, por në këtë vit favoritë është ylli i Barcelonës, Lionel Messi, pasi është duke kaluar në top formë dhe në rrugë të mirë për ta fituar titullin e ligës, kupën dhe Ligën e Kampionëve.

“Kurrë nuk kam menduar se do ta fitoj pesë herë Topin e Artë”, u shpreh CR7. “Nëse do të më duhej ta përfundoja karrierën tani, do të isha super i lumtur… por, nëse fitoj tjetër Top të Artë, dy apo tre më shumë, do të isha mëse i kënaqur me jetën”.

“Edhe nëse nuk e fitoj më, tashmë i kam fituar pesë… por ende kam besim dhe forcë për të konkurruar për këtë çmim… varet edhe në titujt që mund t’i fitojmë këtë vit”.

“Gjithçka çfarë kam ëndërruar, e kam realizuar”, ka përfunduar Ronaldo. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme