Google ADS

Ronaldo humbi nga Atletico, ja çfarë kanë bërë lojtarët e Realit

09:31 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Fitorja 2:0 e Atletico Madrid kundër Juventusit vazhdon të jetë temë diskutimi në kryeqytetin e Spanjës.

Atletico Madrid arriti të marrë rezultat pozitiv prej 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj kampionëve të Serie A.

Ky sukses i Atleticos, është festuar edhe në pjesën e rivalëve të Real Madridit.

Mediet në Itali raportojnë se në zhveshtoren e Real Madridit është pritur me kënaqësi humbja e Juventusit dhe e Cristiano Ronaldos, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Ronaldo ishte pjesë e Real Madridit për nëntë vite, ku ka fituar edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa verën e kaluar u largua për t’iu bashkuar Juventusit.

Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Atletico Madrid në Torino luhet më 12 mars

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme