CR7 i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së drejtuesve të Juves
Për shkak të koronavirusit, shumë klube do të kenë probleme financiare dhe për këtë, tashmë ka nisur puna, siç raporton “Tuttosport”, për zvogëlimin e pagave të futbollistëve, për këtë periudhë kur futbolli dhe gjithçka tjetër është ndërprerë.
“Tuttosport” tani raporton se propozimin e Juventusit për t’i ulur rrogat e futbollistëve e ka mbështetur lideri i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Ai duket se ka hequr dorë nga një pjesë e pagës vjetore (një muaj e gjysmë). CR7 bashkohet kësisoj me korin e senatorëve bardhezinj, Buffon dhe Bonucci. Raportohet se këto ditë krize të koronavirusit ia kanë hequr nga rroga Ronaldos 3.8 milionë euro.
Ditët e karantinës, kur tashmë është izoluar e gjitha bota për shkak të COVID-19, Ronaldo po i kalon në Madeira.
Ai shpreson të rinisë së shpejti sezoni, por duke parë situatën në Itali, ku dita ditës po rritet numri i të vdekurve të prekur nga koronavirusi, vështirë se mund të përfundojë ky sezon.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...