Intervista e famshme që Cristiano Ronaldo i ka dhënë Piers Morgan në të cilën ai flet për situatën e tij në Manchester United është publikuar më në fund.
Sulmuesi portugez ka dhënë atë intervistë për gazetarin ku sulmon ashpër klubin anglez, teksa ka folur edhe për një transferim te City që ishte afër të ndodhte.
“Isha afër të shkoja te City, është diçka për të cilën fola shumë, ata u përpoqën shumë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Piers Morgan.
“Guardiola bëri gjithçka që mundi për të më marrë në City”.
“Por zemra ime, ndjenjat e mia dhe ajo që kisha bërë më parë, dhe Sir Alex Ferguson, bënë ndryshimin”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Ronaldo ka kritikuar ashpër trajnerin aktual Erik ten Hag, ish-trajnerin Ralf Rangnick, por edhe ish-bashkëlojtarët si Wayne Rooney dhe Gary Neville.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?