Ronaldo godet kritikët pas dy golave ndaj Dortmundit

08:20 | 27 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka goditur sërish kritikët e tij dhe është i befasuar se duhet vazhdimisht të vërtetojë klasin e tij.

Ronaldo realizoi dy herë duke i ndihmuar Madridit të fitoj 3 me 1 ndaj Borussia Dortmundit në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.

Rikthimi i yllit portugez nuk ka shkuar sipas planit pasi nuk ka qenë në gjendje të shënojë në dy ndeshjet e tij në La Liga qysh pas rikthimit nga suspendimi. Por, 32-vjeçari është i lodhur nga kritikat konstante duke thënë se ai tashmë e ka vërtetuar vetën.

https://twitter.com/Cristiano/status/912791228269449217

“Duket se unë duhet të vazhdojë t’iu tregojë në çdo ndeshje se kush jam”, ka thënë ai për ‘Atresmedia’ pas paraqitjes së tij të 400-të për Madridin.

“Jam i befasuar me atë që publiku mendon për mua, numrat e mi flasin vetë, unë jam një profesionist shembullor dhe gjithmonë kam një mendje të qartë”

“Kritikët janë duke u bërë edhe më të keq”

Gareth Bale zhbllokoi rezultatin në Signal Iduna Park para se Ronaldo të realizonte dy herë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme