Google ADS

Ronaldo, futbollisti i parë në histori që kalon shifrën prej 800 golash në karrierë

08:43 | 3 Dhjetor 2021
A Z

Cristiano Ronaldo është futbollisti i parë në histori që shënon 800 gola në karrierë – një shifër që nuk është prekur nga askush tjetër as në të kaluarën as në të tashmen.

Superylli i Manchester Unitedit e shënoi golin e dytë ndaj Arsenalit në Old Trafford për ta arritur këtë numër të jashtëzakonshëm.

Por, ai nuk u ndal më kaq. Më vonë gjatë ndeshjes e shënoi edhe golin e 801-të në karrierë dhe i dha fitoren skuadrës së tij (3-2) në sfidën e rëndësishme të Ligës Premier.

Dëshira e 36-vjeçarit për t’u njohur si më i miri në histori të futbollit vazhdon të jetësohet me numrat e paarritshëm që është duke i prekur.

Kërkesa e tij për t’u bërë më i mirë në këtë sport filloi para dy dekadash kur e shënoi golin e parë në karrierë si lojtar i Sportingut të Lisbonës.

Mirëpo, pakkush ka mundur të parashikojë në atë kohë se talenti portugez do ta thyente secilin rekord golashënues.

Të ngjashme