Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është përfshirë në skuadrën e Portugalisë për ndeshjen e ardhshme në Ligë të Kombeve.
Ronaldos i është bashkuar në skuadër edhe bashkëlojtari te Juve, Joao Cancelo, dhe mbrojtësi i krahut të majtë te Napolit, Mario Rui, transmeton portali arbresh.info.
Bartësi i fanellës me numër 7 nuk ka luajtur në Ligë të Kombeve për shkak të pushimit të zgjeruar pas Kampionatit Botëror.
Portugalia do të luaj në gjysmëfinale kundër Zvicrës më 5 qershor para ndeshjes tjetër katër ditë më vonë me fituesin e takimit mes Holandës dhe Anglisë./arbresh.info/
Skuadra e Portugalisë për finalet e Ligës së Kombeve:
Portierë: Rui Patricio (Wolverhampton Wanderers), Beto (Goztepe) e Jose Sa (Olympiacos)
Mbrojtës: Joao Cancelo (Juventus), Nelson Semedo (Barcelona), Ruben Dias (Benfica), Jose Fonte (Lille), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund), Mario Rui (Napoli)
Mesfushorë: Danilo Pereira (Porto), William Carvalho (Real Betis), Ruben Neves (Wolverhampton Wanderers), Joao Moutinho (Wolverhampton Wanderers), Bruno Fernandes (Sporting CP), Pizzi (Benfica), Bernardo Silva (Manchester City)
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Juventus), Rafa (Benfica), Joao Felix (Benfica), Dyego Sousa (Braga), Goncalo Guedes (Valencia), Diogo Jota (Wolverhampton Wanderers)
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...