Cristiano Ronaldo beson që Real Madridi mund ta kishte mposhtur Bayern Munichun me një rezultat edhe më të thellë nëse Manuel Neuer nuk do të ishte në formë.
Real Madridi përmbysi rezultatin në 2 me 1 në fitoren kundër Bayern Munichut në takimin e parë të zhvilluar në ‘Allianz Arena’ në kuadër të ndeshjeve çerekfinale në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti në Bundesliga mbeti me vetëm dhjetë lojtarë më fushë pas largimit të Javi Martinez për shkak të dy kartonëve të verdhë dhe Real Madridi shfrytëzoi situatën duke shënuar dy herë përmes Ronaldos.
Golat e shënuara i ndihmuan atij të bëhet lojtari i parë që shënoi 100 herë në kompeticionet evropiane. Neuer shpëtoi disa herë skuadrën e tij dhe Ronaldo mendon se ishte ai që parandaloi gjigantin gjerman nga “shkatërrimi”.
“Mendoj që nëse Neuer nuk do të ishte në një formë të tillë, ne do të kishim shënuar më shumë gola”, tha Ronaldo pas ndeshjes.
“Futbolli është me plotë surpriza dhe brenda vetëm disa minutave gjithçka mund të ndodhë”
“Ne shënuam, Bayerni mbeti me një lojtar më pak në fushë dhe gjërat u lehtësuan shumë për ne”, përfundoi sulmuesi./arbresh.info
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...