Pasi që u akuzua për përdhunim, një akuzë që tani ka rënë, portugezi ka folur për mënyrën se si ka ndikuar në të.
Cristiano Ronaldo thotë që është ndjerë i “turpëruar” pasi që ishte akuzuar për përdhunim.
Kathryn Mayorga ka thënë se Ronaldo e kishte përdhunuar atë në një dhomë hoteli në Las Vegas 10 vite më parë. Kështu kishte raportuar revista gjermane Der Spiegel tetorin e kaluar.
Ronaldo vazhdimisht kishte mohuar akuzat dhe Zyra e Prokurorit në Distriktin e Clark County deklaroi në korrik se sulmuesi i Juventusit nuk do përballej me akuza pasi që nuk kishte prova të arsyeshme.
Sipas Der Spiegel, Mayorga së pari bëri një ankesë për sulm seksual në vitin 2009 dhe pas kësaj kishte arritur një marrëveshje me Ronaldon. Ishte thënë nga revista se ajo ishte paguar 375 mijë dollarë si pjesë e ruajtjes së privacisë, duke e ndaluar ëkshtu atë që të dalë në publik me këto akuza.
Portugezi, duke folur në një intervistë me Piers Morgan në ITV të martën, ka folur për herë të parë për ndikimin që ky rast ka pasur në jetën e tij familjare.
“Ata luajnë me dinjitetin e juaj. Është e vështirë”, tha Ronaldo.
“Ju keni një të dashur, ju keni një familje, ju keni fëmijë. Kur ata luajnë me sinqeritetin e juaj, është e keqe, është e vështirë. Unë e mbaj mend një ditë isha në dhomën e ndejës me të dashurën time duke parë televizor, për të parë lajmet dhe aty flitet për Cristiano Ronaldon kështu e ashtu, unë dëgjoja fëmijët e mi duke zbritur nga shkallët dhe e ndërrova kanalin pasi që isha i turpëruar”
“U ndjeva i turpëruar, e ndërrova kanalin pasi që Cristiano Jr ishte aty dhe nuk doja që ata të dinin se çfarë po flitnin për babain e tij. Më bëri të ndihesha shumë keq, të them të vërtetën”
Gjatë intervistës prekëse, Ronaldo gjithashtu u bë emocional kur u treguan pamje të babait të tij që shprehte krenari për progresin e djalit të ij në Euro 2004.
Një njeri që kishte fituar 5 Topa të Artë sa ishte pjesë e Manchester United dhe Real Madridit, tha se nuk i ksihte aprë kurrë ato.
“Të jesh numër 1 dhe që ai mos të më shoh…. Ai nuk më sheh duke fituar çmime, asnjëherë. Familja ime më sheh, nëna, vëllëzërit, madje edhe djali im më i vjetër, por babai im, ai nuk sheh asgjë. Do të thotë shumë. Mendoja se intervista do ishte zbavitëse, por unë nuk e prisja që të qaja. Nuk i kam aprë asnjëherë këto imazhe. Nuk e di ku i keni marrë… duhet të i kem që të ia tregoj familjes sime”, tha ylli i Juventusit.
“Por unë me të vërtetë nuk e njoh babanë tim 100%. Ai pinte shumë. Unë kurrë nuk filsja me të, si një bisedë normale. Ishte e rëndë”
Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij, Jose Dinis Aveiro, vdiq nga një dështim i mëlçisë pasi që kishte pasur probleme me alkool përgjatë gjithë jetës së tij si i rritur.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...