Ronaldo flet pas het-trikut të parë në Botëror

09:15 | 16 Qershor 2018
Arbresh.info

Portugalia ka arritur të marrë një barazim spektakolar 3-3 përballë favoritit të Grupit B, Spanjës.

Këtë barazim portugezët nuk do ta arrinin kurrë nëse nuk do ta kishin në radhët e veta njërin nga futbollistët më të mëdhenj në histori Cristiano Ronaldon.

Ylli i Real Madridi arriti të shënonte het-trik në këtë takim, duke hapur serinë e golave me një penallti dhe duke e mbyllur me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Ronaldo pas ndeshjes ka thënë se objektivi i Kombëtares portugeze fillimisht është kalimin nga Grupi B.

“Kampionati Botëror sapo ka filluar dhe është ende herët të flasim për gjëra të mëdha”.

“Objektivi ynë i parë është kualifikimi nga Grupi B, pastaj do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Ronaldo.

“Ishte paraqitja ime më e mirë në një Kampionat Botëror dhe jam shumë i lumtur si për vetën ashtu edhe për skuadrën. Ishte një rezultat i drejtë”, tha Ronaldo.

33-vjeçari në fund tha se Portugalia është në mesin e kandidatëve por jo favorit.

“Jemi në mesin e kandidatëve por nuk jemi favoritë. Tani na duhen tre pikë ndaj Marokut”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme