Karrierën si futbollist e mbylli në mënyrë mbreslënëse, Luis Nazario Da Lima i njohur si “Ronaldo”, i ka dhënë vetës tashmë një detyrë tjetër.
Ai do të kandidojë për të marrë besimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Brazilit, shkruan Arbresh.info.
Ednaldo Rodriguezin është aktualisht në këtë rol dhe zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në mars të vitit 2026, teksa “Fenomeni” ka shpallur hapur kandidaturën e tij.
“Jam qind për qind i përgatitur. Jam i emocionuar, i motivuar dhe kam shumë njerëz të mëdhenj që duan të ndihmojnë. Jam i emocionuar për mundësinë që të udhëtoj në të gjithë Brazilin për të biseduar me drejtorët e Federatës dhe me klubet. Unë mendoj se e kemi një histori të mrekullueshme për ta shkruar shumë shpejt”, deklaroi ai.
Ai aktualisht është pronar i klubit Real Valladolid. Ndërsa në të kaluarën ai ka djersitur fanellën e shumë klubeve të mëdha evropiane si PSV Eindhoven, Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.
Gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist ka fituar shumë trofe të cmueshëm ndër ta edhe Kupën e Botës me Brazilin si dhe Topin e Artë./Arbersh.info
‘Ja kom maru kulaçin, u kry çdo sen’, banorët bëjnë shaka pa...
Në dy raste të ndara, policia gjen armë dhe një thikë
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje
Punëtorët e “Pastrimit” në grevë, Komuna del me reagim
Ministri i jashtëm hungarez: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta ...
Rënia drastike e Haalandit në 11 ndeshjet e fundit në Premie...