Cristiano Ronaldo është mjaft i shqetësuar për moskualifikimin e drejtpërdrejtë të Portugalisë në Kampionatin Botëror. Kështu thonë bashkëlojtarët e tij te Manchester United.
Përfaqësuesja e tij përfundoi e dyta në Grupin A në fazën kualifikuese, që do të thotë se duhet ta sigurojë vizën për në Katar me anë të barazhit.
Për të qenë pjesë e turneut të madh botëror në fund të këtij viti, Portugalia duhet fillimisht ta eliminojë Turqinë dhe pastaj fituesin e duelit ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një prononcim për Eurosport, Fred ka thënë se CR7 është mjaft i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet ekipi i tij kombëtar.
“Kemi folur paksa për këtë çështje. Natyrisht, ai është shumë i shqetësuar për moskualifikimin direkt në Kampionatin Botëror”.
“Mirëpo, si një lojtar i madh dhe si kapiteni i tyre, ai di si t’i përgatitë bashkëlojtarët për t’u kualifikuar. Është e qartë se ka qenë shumë i mërzitur, por do të angazhohet shumë për të qenë në Kampionatin Botëror”.
“Të gjithë e dinë se ai dëshiron të fitojë gjithçka, secilën herë. Prandaj le të jenë të gjithë të sigurt se do të angazhohet shumë për të qenë në këtë Kampionat Botëror”, ka deklaruar Fred.
Për herë të parë, Ronaldo luajti në një kampionat botëror në vitin 2006 dhe ka marrë pjesë në katër turne botërore. /Telegrafi/
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës