“Ronaldo është nga një tjetër planet”

10:55 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

Strategu i Los Blancos nuk ka kursyer lëvdatat për tre futbollistët kryesorë të tij, të cilëve u ka dhënë epitete të larta.

Zinedine Zidane nuk ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Karim Benzema.

Tekniku francez është shumë i kënaqur me të tre, duke u dhënë epitete të larta, në një intervistë për BeIN.

“Ramos është lider, Cristiano është nga një tjetër planet dhe Benzema është talent i pastër”.

Në fakt, Ronaldo është pretendenti kryesor për ta fituar Topin e Artë edhe këtë vit, duke u barazuar kështu me Lionel Messi për nga numri i triumfeve në këtë garë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme