Google ADS

Ronaldo ëndërron kthimin te Real Madridi

08:19 | 4 Gusht 2021
KRG

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirë mjaftë të madhe për t’u rikthyer tek klubi i tij i dashur, Real Madrid.

5-herë fituesi i artë është përfolur për një largimi të mundshëm nga Seria A.

Sipas “AS” 36-vjeçari, për presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez, do të jetë plani B, nëse  rastësisht do të  dështoj transferimi i yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Sidoqoftë, ardhja e trajnerit Carlo Ancelotti tek madrilenët mund të  favorizojë transferimin e portugezit pasiqë  ka punuar me sulmuesin  që nga viti 2013 deri 2015.

Që nga transferimi te Juventus në vitin 2018, Ronaldo ka bërë 133 paraqitje duke shënuar 101 gola dhe dhuruar 22 asistime../arbresh.info/

Të ngjashme