Google ADS

Ronaldo: Ende e mbaj mend dashurinë që më ka dhënë Manchesteri

21:58 | 22 Tetor 2018
Arbresh Info

Ylli i Juventusit dhe ish lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai nuk do të festoj nëse shënon mbrëmjen e së martës kundër ish skuadrës së tij.

Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United në vitin 2009 pasi fitoi një herë çmimin Topi i Artë dhe një herë trofeun e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2008, transmeton portali arbresh.info. Ai ka bërë rreth 200 paraqitje për “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 84 gola për ata.

Ylli portugez ishte pjesë e konferencës për shtyp të Juventusit para ndeshjes kundër Manchester United në Old Trafford nesër. Ai ishte pyetur nëse do të festojë në rast se shënon nesër gol kundër ish skuadrës së tij.

“Nuk kam festuar katër vite më parë. Mbetet e njëjta gjë edhe nesër”, ka thënë ai.

Kur është pyetur për United, Ronaldo ka thënë:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë”

“United është një skuadër e mirë dhe ata janë duke luajtur në shtëpi. Do të jetë e vështirë për ne dhe ne kemi armët tona, ne jemi Juventusi”

“Nëse ne luajmë mirë dhe luajmë ashtu si dëshiron trajneri që të luajmë, atëherë ne kemi një shans të mirë për të fituar. Ne duhet të respektojmë United, pasi ata janë një skuadër e mrekullueshme”

“Është një emocion i madh, ne kemi fituar shumë dhe unë ende e mbaj mend dashurinë madhështore të qytetit”

Takimi mes Manchester United dhe Juventusit zhvillohet të martën nga ora 21:00./arbresh.info/

Të ngjashme