Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, vazhdon ta shkruajë historinë në paraqitjen e tij në Kampionatin e pestë Evropian por duket i gatshëm për t’u larguar nga Juventusi menjëherë pas përfundimit të Euro 2020.
Sot, në takimin me Hungarinë, Ronaldo do ta zhvillojë ndeshjen e 22-të në Evropian dhe ta zgjasë rekordin për më së shumti paraqitje në historinë ë Kampionatit Evropian.
Ai do të bëhet lojtari i parë që merr pjesë në pesë evropianë të ndryshëm këtë verë dhe mund ta thyejë rekordin edhe për golashënuesin më të mirë në historinë e kësaj gare.
Ronaldo dhe legjenda franceze Michel Platini e mbajnë rekordin me nga nëntë gola.
Por derisa 36-vjeçari është i zënë duke thyer rekorde në Evropian, ai po punon edhe për t’u larguar nga Juventusi, sipas mediave italiane.
Ronaldo kishte thënë në konferencë para ndeshjes me Hungarinë se e ardhja e tij nuk ka rëndësi në këtë kohë.
Por kur u pyet nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Juventusi, Ronaldo u përgjigj: “Ajo që do të ndodhë do të bëhet për të mirë”.
Marrëveshja e ish-sulmuesit të Real Madridit me Juventusin mbaron në qershor të vitit 2022 dhe mediat italiane raportojnë se ai do të vendosë për të ardhmen në fund të Euro 2020. /Gazeta Express/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...