Google ADS

Ronaldo “e pranon edhe dënimin për taksat”

15:30 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo raportohet se do të shpallet fajtor për ikje nga pagimi i taksave nga gjykata spanjoll dhe pritet që të pranojë dënimin me dy vite burg, të suspenduara

Ronaldo tashmë është shpallur fajtor për mashtrim të shtetit spanjoll për 14.7 milionë euro që kanë të bëjnë me ikje nga taksat për të drejtat e imazhi derisa ai ka ripaguar 13.4 milionë të kësaj shifre deri me tani.

Megjithatë, sipas ligjit ai duhet të paraqitet në gjykatë për ti formalizuar këto akuza ku dnegociatat ligjiore që ti shmanget kësaj paraqitje duke paguar 375 mijë euro janë refuzuar.

Sipas mediave në Spanjë, Ronaldo ka mashtruar për katër vite sistemin tatimor në Spanjë, prej vitit 2011 dhe 2015, duke kryer katër krime individuale në vlerë prej 14,768,897 euro.

Vendosja e një afati dy vjeçar burg do të thotë se ai nuk do të burgoset asnjëherë për shkak se ka bërë shkelje ligjore për herë të parë, përderisa asnjë burgim me burg nuk mund të aplikohet për më pak se dy vjet e një ditë.

Megjithatë, thesari spanjoll e ka dënuar atë më dy vite kështu që portugezi është i obligkuar që ta kryej këtë dënim nëse e përsërit për herë të dytë.

Madje, thuhet se problemet e Ronaldos me taksat në Spanjë janë pas dëshirës së tij për tu larguar nga Real në Juve për 112 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme