Google ADS

Ronaldo e kalon Juventusin në epërsi ndaj Lazios

13:09 | 8 Nëntor 2020
L G

Juventusi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Lazio në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0 të Juventusit.

Goli i portugezit erdhi në portën e zbrazët në minutën e 15-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një asistimi shumë të saktë nga Juan Cuadrado.

Te Lazio nga minuta e parë po luan ylli i Kosovës, Vedat Muriqi. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme