Google ADS

“Ronaldo e ka lënë derën hapur për rikthimin në Real Madrid”

16:26 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Lille, Jose Fonte që luan bashkë me yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo në Kombëtaren e Portugalisë ka thënë se ky i fundit mund të rikthehet në Real Madrid.

Ronaldo kaloi nëntë vite në “Santiago Bernabeu” duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje dhe fituar dy herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa në verën e vitit 20148 tha se dëshiron një sfidë të re dhe iu bashkua Juventus-it për 100 milionë euro.

Mirëpo, raportimet e Sun në kohën e fundit kanë zbuluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet te “Galaktikët” për vetëm 50 milionë euro.

Fonte beson se ky rikthim mund të ndodh sepse Ronaldo e ka lënë derën hapur.

“E di që e do Madridin, kjo është e sigurt. Është e qartë se e do klubin, është një ndër klubet më të mëdha në botë, nëse jo më i madhi”.

“Ka lënë shumë miq atje dhe gjithmonë e ka lënë derën hapur. Pra, nuk do befasohesha nëse rikthehet te Real Madrid”, deklaroi ai.

Një transferim i tillë ende nuk dihet nëse do ndodh sepse thuhet se Juventus ka përgatitur kontratë të re për 35-vjeçarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme