Mbrëmë u ndanë çmimet e më të mirëve të vitit 2022 nga FIFA, në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris të Francës.
Këto mirënjohje u vendosën nga kapitenët e Kombëtareve, selektorët, gazetarët sportistë dhe nga publiku.
Por, edhe pse është kapiten i Portugalisë, Cristiano Ronaldo e ka injoruar procesin e votimit.
Në listën e publikuar nga FIFA pas mbajtjes së këtij organizimi u pa që tek Portugalia kishte votuar qendërmbrojtësi Pepe e jo “CR7”.
Ylli portugez, i cili së fundmi vendosi ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ka vendosur që të mos shpërqendrohet nga angazhimet dhe obligimet e tij, për dallim nga vitet e fundit, kur ishe njëri prej favoritëve potencialë për ta fituar këtë çmim.
Sa për informatë, shoku i tij i Kombëtares i votoi Kylian Mbappen përpara Luka Modricit e Karim Benzemas, duke e injoruar fituesin e këtij çmimi, Lionel Messi./GE/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...