Google ADS

Ronaldo: Dorëzim s’mund të dëgjoni kurrë nga unë

12:24 | 2 Korrik 2024
D.H

Portugalia arriti të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024 pasi mposhti Slloveninë vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Një rast të artë për të përfunduar ndeshjen e pati Cristiano Ronaldo, shkruan Arbresh.info.

Ylli portugez humbi penalltinë gjatë vazhdimeve dhe shumë pak minuta më pas nuk mund t;iu përmbante lotëve.

Teksa pas ndeshjes për media ai tha se ishte mërzitur por pas fitores ishte i lumtur.

“Edhe njerëzit më të fortë kanë ditë të këqija. Isha krejt në fund, kur skuadra kishte nevojë për mua më së shumti. Isha i mërzitur fillimisht, por tani jam i lumtur. Ky është futbolli. Momente të pashpjegueshme”, tha fillimisht ai.

Tutje ai tha se ishte penalltia e tij e parë e humbur këtë sezon por iu gëzua faktit që u kualifikua tutje.

“Kur mendoj për familjen time, emocionohem sepse janë momente unike që nuk mund t’i shpjegoj me fjalë. Janë njerëzit që i dua, fansat që kanë qenë gjithmonë ne dhe sidomos me mua, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nuk e kam humbur asnjë penallti gjithë vitin. Në atë moment e humba, por gjëja më e rëndësishme ishte se ekipi fitoi. Kam shënuar dy herë në penallti këtë sezon dhe fitova të tretën… E kemi merituar kualifikimin”, vazhdoi ai.

Për fund ai tha se nuk njeh dorëzim në rrugën e tij.

“Gjithmonë do të jap më të mirën që mundem për këtë fanellë, qoftë nëse dështoj ose jo, por duhet të marr përgjegjësinë kur ekipi ka nevojë. Nuk jam frikësuar kurrë të përballem. Nganjëherë i bëj gjërat si duhet, nganjëherë jo, por për dorëzim s’mund të dëgjoni kurrë nga unë”, tha Cristiano Ronaldo.

Portugalia do të luaj në çerekfinale ndaj Francës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme