Google ADS

Ronaldo do të duket më i gjallë se kurrë në FIFA 16 (Video)

09:51 | 22 Korrik 2015
Arbresh Info

EA Sports është bërë partner me klubin gjigant Real Madrid, që do të thotë se disa nga super yjet e klubit do të duken vërtetë të gjallë duke iu falënderuar disa skanimeve 3D në kokë.

Katërmbëdhjetë lojtarët më të famshëm të klubit, përfshirë Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, James Rodrigues, Luka Modric, dhe Karim Benzema janë bërë pjesë e skanimeve 3D, shkruan arbresh.info. Në videon e mëposhtme ju mund të shikoni fytyrat e tyre duke u skanuar dhe disa momente tjera të bukura të regjistruara nga EA.

Zëvendës presidenti i marketingut të EA Sports, Jamie McKinlay ka thënë që partneriteti i tyre për tri vite do të sjellë tifozët edhe më afër skuadrës përmes eksperiencës së veçantë dhe lojtarëve plotësisht të ngjashëm si në lojë.

Ashtu si klubet e tjera, edhe yjet e Realit do të jenë pjesë e turnet FIFA 16 sezonin e ardhshëm.

FIFA 16 do të lëshohet me 25 shtator./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme