Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke shikuar si një gjë pozitive humbjen e parë të skuadrës së tij këtë sezon.
Ronaldo, i cili ka luajtur dhe ka shënuar rregullisht pavarësisht akuzave për përdhunimin e një modele në SHBA, i dha epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër ish skuadrës së tij – Manchester United, por Juventusi u mposhtë në formë dramatike me rezultat 2 me 1 falë golave vonë të shënuara nga skuadra në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Lideri në Serie A, i cili ndeshjen e ardhshme e luan të dielën, ka fituar të tri ndeshjet e mëparshme në Evropë dhe dhjetë nga njëmbëdhjetë të fundit në ligë.
“Nuk është mirë të humbasësh, por ndoshta kjo disfatë erdhi në kohën më të mirë të mundur”, ka thënë Ronaldo. “Ne kemi një skuadër të mrekullueshme, ne jemi në krye të grupit dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë tutje si fitues të grupit”
Mbrëmjen e së mërkurës, pavarësisht supergolit të Ronaldos që i dha epërsinë skuadrës së tij, Juventusi dështoi për të përfunduar takimin me atë rezultat.
Juventusi, i cili ka fituar shtatë titujt e fundit në Serie A, ishte afër për të pranuar një gol vonë gjatë ndeshjes kundër Cagliarit vikendin e kaluar para se të shënonte sërish duke fituar për 3 me 1. Dhe, në Manchester dy javë më parë, dominimi i tyre nuk ishte reflektuar nga fitorja 1 me 0.
“Nëse ne dëshirojmë të shkojmë në finale në Madrid në fund të sezonit, ne duhet të mësojmë nga sot sepse kjo varet nga detajet e vogla”, ka thënë mbrojtësi Girgio Chiellini. “Ne duhet ta kishim fituar këtë ndeshje me lehtësi”
“Ne jemi ende të përzier dhe është më mirë të humbasësh tani sesa më pas, por ne duhet të përmirësohemi”
Milani, i cili ka problem me lëndimin e shumë lojtarëve, është rivali i tyre i ardhshëm të dielën./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?