Një lajm pothuajse shokues arrin nga Amerika – Cristiano Ronaldo ka dhunuar një femër dhe ka paguar 375.000 dollarë dëmshpërblim.
Skandali thuhet të ketë ndodhur në natën ndërmjet 12 dhe 13 qershorit 2009 në Las Vegas, ndërsa është zbuluar në kuadër të projektit “Futboll Liks”.
Lajmin ekskluziv e ka publikuar gazeta gjermane “Spiegel”, e cila kishte pasur qasje në dokumentet e “Futboll Liks”, të cilat zbulojnë anët e errëta në botën e futbollit, sidomos klubeve, ndërsa tash edhe lojtarëve dhe atë të njërit nga lojtarët më të mirë të botës.
Ylli i Realit është gjetur në qendër të skandalit dhe për shkak se, siç thuhet, i ka paguar 375.000 dollarë për të heshtur një gruaje të panjohur nga SHBA-të, e cila e ka akuzuar për dhunë seksuale.
E tëra ka ndodhur në një apartament të një hoteli në Las Vegas, ku Ronaldo ndodhej së bashku me të vëllain dhe kushërinjtë.
Sipas të dhënave që posedon “Spiegel”, marrëveshja për dëmshpërblim ishte arritur jashtë rrugës gjyqësore më 12 janar 2010, ndërsa Cristiano ishte përfaqësuar nga avokati i tij Carlo Osorio de Castro.
Me nënshkrimin e dokumenteve, femra e përmendur, e cila gjatë kohës së sulmit seksual ishte e moshës 20-vjeçare, pranoi të tërhiqte të gjitha akuzat kundër yllit të Realit.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...